Në vitin 2050, Nju Jorku rrezikon të fundoset tërësisht

17 Janar 2022 | 11:40

Në vitin 2050 mund të zhytet tërësisht nën ujë, a ka ende shpresë për Nju Jorkun?

Një nga metropolet kryesore të botës po përgatitet për të pashmangshmen: fundosjen totale nën nivelin e detit. Prej kohësh, kambanat e alarmit po bien mbi ‘xhunglën urbane’ dhe njujorkezët kanë nisur të vënë në zbatim plane për të shmangur gabimet e të shkuarës si dhe për t’u mbrojtur kundrejt asaj që mund t’i sjellë e ardhmja.

Moti ekstrem dhe katastrofat klimaterike kanë qenë pjesë e titujve kryesorë gjatë të gjithë dekadës së fundit, dhe fatkeqësisht qendra financiare e SHBA-së ka treguar se është jashtëzakonisht vulnerabël ndaj ndryshimeve më të vogla në termometër.

Me një vijë bregdetare prej 836 km, ekspertët i druhen ngritjes së nivelit të detit me 20-75 cm deri në vitin 2050.

Kjo rritje mund të dërgojë pjesë të konsiderueshme të Nju Jorkut nën ujë, sidomos ishullin e Manhatanit.

Shembulli i Uraganit Sendi në 2012 dhe stuhitë Ida dhe Henri këtë verë, shkaktuan miliarda dollarë dëme për qytetin më të madh në Amerikë si dhe i morën jetën mbi 50 banorëve.

Me pozicionin e tij unik gjeografik, ‘Molla e madhe’ apo The Big Apple është jashtëzakonisht vulnerabël ndaj motit të keq dhe së fundmi qyteti ka adoptuar një plan prej $20 miliardë dollarësh në përpjekje për të parandaluar stuhi të ardhshme.

Një nga projektet po merr përsipër të mbrojë banorët e Manhatan. Projekti East Side Coastal Resiliency ka për qëllim të mbrojë 110,000 njujorkezë që jetojnë në Manhattan, duke ngritur një sistem të integruar me gjatësi 4 kilometra, i cili do të përfshijë parqe të ngritura në pjerrtësi, mure, diga dhe porta kundër përmbytjes që do të jenë të lëvizshme, duke krijuar një linjë të pandërprerë që do të shërbejë si mbrojtje kundër ngritjes së nivelit të detit dhe kërcënimit të stuhive që po bëhen gjithnjë e më të fuqishme si pasojë e ngrohjes globale.

Gjithashtu, Manhatan do të mbjellë mijëra pemë rreth e rrotull kantierit të ndërtimit si dhe të përmirësojë sistemin nëntokësorë të kanalizimeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026