S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

18 Janar 2022 | 12:48

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e pandemisë.

“Është një çështje e hapur nëse Omicron do të jetë apo jo vaksinimi i virusit të gjallë që të gjithë shpresojnë, sepse ka një ndryshueshmëri kaq të madhe me variantet e reja që shfaqen”, deklaroi Fauci.

Pandemia ishte një nga temat kryesore në konferencën virtuale të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u kërkoi drejtuesve të biznesit të fokusoheshin në vaksinimin e të gjithëve kundër Covid-19.

“Dy vitet e fundit kanë treguar një të vërtetë të thjeshtë, por brutale. Nëse lëmë dikë pas,  i lëmë të gjithë pas. Nëse nuk arrijmë të vaksinojmë çdo person, krijojmë variante të reja që përhapen përtej kufijve që përkeqësojnë jetën e përditshme dhe ekonomitë duke sjellë në një ndalesë të rëndë”, u shpreh Guterres.

Vaksinimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm në Evropë.

Greqia më së fundi ashpërsoi rregullat e injektimit. Në këtë shtet personat mbi 60 vjeç që nuk do të vaksinohen, do përballen me gjoba mujore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026