Blinken paralajmëron ditë të vështira për Ukrainën: Dialogu, zgjidhja e vetme
Rusia mund të sulmojë befasisht Ukrainën, por Shtetet e Bashkuara do të vijojnë diplomacinë për sa më shumë të munden.
Nga Kievi, ku zhvilloi një vizitë në mbështetje të Ukrainës, sekretari i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi vendasit të përgatiten për ditë të vështira.
Uashingtoni do të vijojë të sigurojë mbrojtje për Kievin dhe ripërsëriti premtimin se do të ndërmerren sanksione të ashpra ndaj Rusisë në rast të një pushtimi të ri.
Blinken u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të promovojnë dialogun dhe paqen, për të parandaluar përpjekjet për agresion.
Për diplomatin amerikan, vendosja e mijëra trupave ruse në kufirin pranë Ukrainës po ndodh pa arsye dhe pa provokim.
Kremlini u shpreh se tensioni përqark Ukrainës po shtohet dhe se ende po pret për një përgjigje të shkruar nga ana e autoriteteve amerikane, ndaj kërkesave të saj gjithëpërfshirëse për garanci sigurie nga Perëndimi.
Për Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, këto veprime të Rusisë janë përpjekje për të mbjellë panik në vend. Ai theksoi se diplomacia është e vetmja zgjidhje dhe se është një parim i pandryshueshëm që vendimet për Ukrainën nuk mund të merren pa përfshirjen e Kievit.
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona