Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku dashakeq humbi në përballjen me forcat e armatosura iraniane”.
“I them kombit të dashur iranian se armiku dashakeq po përjeton një poshtërim të thellë dhe domethënës, si në fushën e betejës ashtu edhe në sy të publikut dhe tani po mundohet të mashtrojë”, deklaroi Khamenei i ri.
Deklarata e papritur e tij mund të sinjalizojë afrimin e palëve në një marrëveshje, për të cilën ai po përgatit popullin iranian, të cilit po i bën gjithashtu thirrje për unitet.
“Sistemi i dominimit, që krijoi një garnizon të quajtur Izrael rreth 80 vite më parë, nuk e pranon ekzistencën e një Irani të fortë e të pavarur, të pajisur me avantazhet e tij, në kufirin lindor të atij që falë një gjeografie fiktive dhe të rremë njihet si Izraeli i Madh”, deklaroi Khamenei.
Ai nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës. Duke cituar zyrtarë të shumtë iranianë, mediat amerikane raportuan atëherë se ai kishte marrë lëndime serioze si pasojë e bombardimeve dhe se i ishte nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjike.
Sekretari i Luftës, Pete Hegseth tha se gjasat ishin që lideri i ri të ishte shpërfytyruar. Vetë Irani nuk i ka konfirmuar të dhënat dhe ai ka komunikuar vetëm me deklarata të shkruara që nga marrja e detyrës.
“Armiku i përqendroi përpjekjet e tij në një luftë hibride në dy fronte: tek rezistenca e popullit dhe te gabimet në llogaritjen e zyrtarëve të shtetit. Pasi Irani u tregua i zoti ta zmbrapste armikun, që u mposht në fushën e betejës, tani ai po përpiqet të minojë rezistencën e popullit dhe të krijojë përçarje”, vijoio Khamenei.
Komentet e tij vijnë pak ditë pas deklaratës surprizë të presidentit Donald Trump, se ajatollahu i ri ishte përfshirë në negociatat me Shtetete e Bashkuara dhe se të dy ata “po merreshin vesh mirë”.
Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë