6 viktima, mbi 2 mijë të infektuar me COVID në Shqipëri
Nga 7.859 testime në 24 orë, 2.643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 6 viktima që shënojnë në total 3.283 humbje jete.
Që prej fillimit të pandemisë janë 212.879 të shëruar, nga ku 1.692 janë shëruar në 24 orët e fundit.
22.967 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spital po marrin mjekim 128 pacientë, nga të cilët 14 në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç.
“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku,” – thuhej në njoftim.
Për personat që janë vaksinuar me dozën e dytë para 6 muajve rekomandohet doza e tretë, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë dhe shtrimi në spitale.
“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – paralajmëroi ministria e Shëndetësisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 10.852
Fier – 1.814
Elbasan – 1.719
Durrës – 1.588
Shkodër – 1.519
Vlorë – 1.375
Gjirokastër – 1.086
Lezhë – 854
Berat – 837
Korçë – 828
Dibër – 267
Kukës – 228
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur