Kandidatët për kryebashkiakë të Berishës do t’i zgjedhë anëtarësia me votë

19 Janar 2022 | 22:04

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme vendore që pritet të mbahen në muajin mars.

Përmes një deklarate për mediat, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bën me dije se vendosi hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.

“Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën  për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet më datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen: me vetëpropozim; propozim nga anëtarësia; propozim nga organet qendrore të PDSH”, sqarohet në njoftimin e PD së rithemeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në njoftim theksohet se afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026