Plakja e popullsisë mund të falimentojë skemën e pensioneve

20 Janar 2022 | 17:25

Popullsia po plaket me ritme të shpejta në Shqipëri. Numri i fëmijëve që lindin ka rënë dhe mosha mesatare e popullsisë ka arritur 38 vjeç, nga 27 që ishte në vitin 1990.

Me këto ritme, gjenerata e të moshuarve do të sundojë me numra, duke vënë në vështirësi edhe skemën e pensioneve.

Në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 vetë. 50 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 12 veta. Me këto ritme, varësia kontribuues/përfitues do të përmbyset shpejt, çka do të sjellë falimentimin e skemës. Alarmi është dhënë, por tanimë mbetet zgjidhja.

Rritja e nivelit të sigurimeve shëndetësore sugjerohet nga Banka e Shqipërisë, por për këtë vit qeveria nuk e merr në konsideratë. Kjo e fundit, është në fazë analize dhe për momentin ka vend për ndërhyrje të pjesshme.

“Do të shohim mundësitë e reformimit të skemës për kategori të caktuara”, ka thënë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.

Për të balancuar humbjet, qeveria vendosi në 2015 të rritë gradualisht moshën e daljes në pension. Edhe rritja e pagës minimale apo rregullimi i rrogave të padeklaruara janë faktorë ndihmës.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.

Sikur të mos mjaftonte raporti i ulët i të punësuarve me numrin e pensionistëve, në arkën e shtetit mungojnë 122 milionë euro kontribute të papaguara. Skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026