Politikanët përdorin 21 janarin, akuzat dhe kundërakuzat
Vrasja e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përdorur politikisht nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Sot, kreu i qeverisë fajësoi Bashën dhe Berishën për vrasjen e 4 protestuesve.
“Nëse nuk ndalemi tek kriminelët që tërhoqën këmbëzën e pushkës, në fakt fajtorët e vërtetë për ato vrasje gjenden mbi foltoret e atij revolucioni që synon të marrë SHQUP-in dhe tjetri pas dyerve të blinduara që synon të mbajë bravën e SHQUP-it”, u shpreh kryeministri Rama, teksa nënvizoi se Reforma për Drejtësi po vijon.
Por, Berisha ka deklaruar pak javë më parë se ditën që u zhvillua protesta e 21 janarit ka qënduar në zyrë. Ai nënvizoi se nuk e di se ku ka qenë Basha atë ditë, i cili mbante postin e Ministrit të Brendshëm.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga Basha, i cili akuzoi Berishën për atë që ndodhi në protestën e 11 viteve më parë.
“Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve”, tha Basha për Euronews Albania.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta