Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuarve me COVID në RMV
Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.
5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.
Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.
“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.
Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.
“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë