Një prind mund të qëndrojë në shtëpi pas mbylljes së shkollave

23 Janar 2022 | 17:41

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24-26 janar për shkak të uljes së temperaturave, Ministria e Arsimit sot ka dhënë një tjetër njoftim për prindërit që punojnë në administratë.

Ministrja Evis Kushi deklaron se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi.

Ministrja thotë se qëndrimi i një prej prindërve në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët nuk do të ketë pasoja administrative dhe financiare.

Nga Ministria njoftojnë që kjo masë do të aplikohet deri ditën e mërkurë të kësaj jave.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, tha Kushi.

Sa i përket situatës më motin në vend, reshjet e borës nuk kanë pushuar në Llogara si dhe në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit-Tamarë.

Asnjë prej akseve rrugore në vend nuk është i bllokuar sipas Autoritetit Rrugor, por lëvizja këshillohet të bëhet me zinxhirë.

Në Korçë ka pasur raportime për mungesë të energjisë elektrike në Maliq dhe në njësitë Lozhan dhe Gorë. Në Kukës problem është furnizimi me ujë për shkak të dëmtimit të tubacioneve nga temperaturat e ulëta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026