Sot nis votimi për zgjedhjen e presidentit në Itali

24 Janar 2022 | 10:32

Ligjvënësit në Itali mblidhen këtë të hënë për të votuar për kreun e ri të shtetit, për të zëvendësuar Sergio Mattarella.

Zgjedhjet presidenciale zhvillohen në formën e votimit të fshehtë, të drejtë vote kanë 630 deputetë, 321 senatorë, dhe 58 përfaqësues rajonalë.

Zgjedhjet mbahen në Palazzo Montecitorio, shtëpia e Dhomës së Deputetëve.Tre votimet e para kërkojnë një shumicë prej dy të tretave të 1009 votuesve për të zgjedhur një President, ose 673 vota.

Duke filluar nga votimi i katërt, për t’u zgjedhur kërkohet një shumicë absolute ose 505 vota.

Por, cilët janë kandidatët e mundshëm për president?

Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, e ka bërë të qartë se do ta dëshironte detyrën, por sfera e gjerë e partive që mbështesin koalicionin e tij, po frenohen nga miratimi nga frika se largimi i tij si kryeministër mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme kombëtare.

Mattarella ka përjashtuar mundësinë e pranimit të një mandati tjetër shtatëvjeçar, por disa politikanë kanë sugjeruar t’i luten atij që të zgjasë mandatin e tij për të mundësuar që Draghi të mbetet kryeministër dhe të vazhdojë punën e tij për rindërtimin e ekonomisë pas urgjencës shëndetësore COVID-19.

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi vendosi të mos kandidojë për president. Berlusconi është një figurë shumë përçarëse në Itali dhe kampi i qendrës së majtë tashmë e kishte përjashtuar mundësinë e mbështetjes së tij.

Figura të tjera që konsiderohen pretendente për presidentë janë ish-kryetari i dhomës së ulët Pier Ferdinando Casini, ish-kryeministri Giuliano Amato, kryetarja aktuale e dhomës së lartë të parlamentit, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe ministrja aktuale e Drejtësisë Marta Cartabia.

Presidenti, i zgjedhur për një mandat shtatëvjeçar, zakonisht ka një rol kryesisht ceremonial, por gëzon kompetenca të gjera pas zgjedhjeve ose kur një qeveri bie. Ai ka fjalën e fundit në emërimin e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026