Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor do minimizonte krimin, thotë Jaka
Legalizimi i kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor do të minimizonte veprimtarinë kriminale të lidhur me të, sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka.
Në emisionin Now, Jaka tha se kjo është iniciativë e hedhur që para 12 vjetësh të cilën edhe ai vetë e ka mbështetur.
“Çdo gjë e legalizuar e minimizon krimin, çdo gjë e ndaluar krijon instrumentin e kriminalizuar të kësaj shoqërie. Çmimet janë të pakontrolluar dhe kostot të jashtëzakonshme. Sepse një kriminel për të funksionuar në sistemin e kontrabandës është i detyruar të mbajë gjithë sistemin që e pengon, përfshirë policinë dhe kostoja e këtij produkti shkon në mënyrë të paimagjinueshme”, tha Jaka.
Sipas tij, çdo nismë me përfitim ekonomik duhet mbështetur, po mënyra më e mirë për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje është referendumi kombëtar si i vetmi instrument kushtetues.
“Nuk është kaq e thjeshtë të bësh ferma. Gjithë problemi është profesional, mund të bësh një fermë, por s’të del vaji i duhur për produktin dhe nuk e shet dot. Kjo është pjesa që do një analizë. Qeveria duhet të marrë edhe masa të mos ketë dështime. Një vend në proces zhvillimi s’mund të funksionojë pa ministrinë e sipërmarrjes private për të kryqëzuar të dhënat nëse ka kosto benefit apo jo. Për të vepruar e më tej shkohet tek qytetari. Ka vetëm një instrument; referendumi ku merret vullneti i qytetarëve të një vendi”, tha Jaka.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta