Raporti për përkeqësimin e korrupsionit, reagojnë Meta dhe Basha
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar reflektim të menjëhershëm lidhur me raportin e Transparency International që tregon një përkeqësim të indeksit të korrupsionit në Shqipëri.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook Meta thotë se të dhënat e raportit përputhen me perceptimin qytetar dhe paralajmërimet e bëra prej tij lidhur me nivelin e ulët të demokracisë në vend.
“Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncesioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre”, thotë Meta.
Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e indeksit të korrupsionit duke theksuar se përhapja e tij në çdo nivel qeverisës nuk po lejon zhvillimin e vendit.
“Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve”, shprehet Basha.
Raporti i Transparency Internation tregoi se niveli i korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar me një pikë krahasuar me vitin 2020.
Nga 180 vende të studiuara, Shqipëria renditet e 110-ta.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta