Juristi Spahija tregon çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese: Ka tri rrugë

1 Maj 2020 | 20:21

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, deri sa të jepet vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Florent Spahija, jurist, thotë se nuk përjashtohet që gjykata të shtyjë masën e përkohshme dhe për një muaj apo 15 ditë të tjera për të përfunduar gjykimin lidhur me çështjen.

Ai thotë se vendimi është marrë me shumicë votash nga 8 anëtarët dhe nuk ka qenë vendim njëzëri dhe kjo le të nënkuptosh se ka pasur debat. Sipas tij, Presidenti Hashim Thaçi ka gabuar në ngutjen për dhënien e të drejtës për formimin e qeverisë për Lidhjen Demokratike të Kosovës

“Janë bërë hapa të ngutshme nga Presidenti dhe nuk ka prit që Vetëvendosja të dorëzojë mandatin apo ta refuzojë atë. Vendimi i mëparshme i gjykatës për cakton se partia fituese duhet të caktojë emrin e mandatarit ose të refuzoi marrjen e mandatit. Në këtë rast VV nuk është shprehur”, u shpreh z. Spahia.

Tashmë, sipas ti,j gjykata mund të arrijë në tri përfundime që janë; të përcaktojë si të paezauruar të drejtën e VV-së, të çojë vendin në zgjedhje të reja ose t’i japë të drejtën LDK-së për formimin e qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026