Aldi Topçiu: Ja çfarë ndodhi dje në mbledhjen e shoqatës Tirana

25 Janar 2022 | 21:50

Drejtor Juridik i FSHF,  Aldi Topçiu thotë se Bashkia e Tiranës duket të tregojë interes për zbatimin e ligjit dhe jo për mbarëvajtjen e Shoqatës Tirana.

Sipas tij Bashkia e Tiranës duhet të kishte shitur aksionet që ka në zotërim në ekipin e futbollit të Tiranës.

“Mendoj se është më me vend që Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Bashkiak duhet të kishin më me interes zbatimin e ligjit se sa mbarëvajtjen e mbledhjes së Shoqatës Tirana”, tha Topçiu.

Sipas drejtorit juridik të FSHF ndërhyrja e kreut të Bashkisë Tiranë është bërë për të ndikuar në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mandati i kreut aktual të FSHF, Armand Duka përfundon në qershor 2022. Ai ende nuk ka shpallur kandidaturën për një mandat tjetër, që do të ishte i gjashti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026