Polonia ndërton gardh në kufirin me Bjellorusinë

26 Janar 2022 | 10:32

Polonia ka nisur të ndërtojë një gardh në kufirin me Bjellorusinë, një mënyrë për të parandalur vërshimin e emigrantëve të paligjshëm.

Roja kufitare polake bëri me dije se ndërtimi i gardhit pritet të përfundojë në qershor. Struktura do të jetë pesë metra e gjysmë e lartë, 186 kilometra dhe do të kushtojë 350 milionë euro.

Gardhi do të pajiset me kamera dhe detektorë lëvizjeje për të ndihmuar rojet kufitare të parandalojnë kalimin e paligjshëm.

Presioni nga emigrantët e paligjshëm në kufi tani është zvogëluar dhe këto kampe janë braktisur.

Projekti ka ngritur shqetësime mes aktivistëve të të drejtave të njeriut. Aktualisht, janë grupe më të vogla, nga disa individë deri në rreth 30 persona që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin.

Vjeshtën e kaluar mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, u përpoqën të kalonin kufirin, një situatë e cila sipas Brukselit ishte manipuluar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026