Meta kërkon hetim për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese

26 Janar 2022 | 10:36

Presidenti Ilir Meta kërkon hetimin për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Meta e akuzon Papajorgjin se ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike në shqyrtimin e çëshjes për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Presidenti nënvizon se nuk ka pasur hedhje shorti për zgjedhjen e relatores së çështjes, si dhe janë kryer shkelje tek zbatimi i procedurave për marrjen në shqyrtim të çështjes.

Kreu i shtetit thotë se nuk është konsideruar as Opinioni i Venecias.

Ai nënvizon se nga hetimi që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, mund të rezultojë që anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, të kenë shkelur ligjin në këtë çështje.

Në dhjetor të 2021, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për t’i shpallur zgjedhjet e kaluara lokale si antikushtetuese, pasi kërkesa e Shoqatës së Bashkive nuk është legjitime dhe se nuk ka të drejtë të vërë në lëvizje këtë gjykatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026