Meta: 4 protestuesit e 21 janarit i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha
Ilir Meta bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.
“Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën”, u shpreh ai.
Ilir Meta tha se është informuar paraprakisht nga disa miq “matanë oqeanit” që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.
Ai tha se ky lajm e shtyu të japë dorëheqjen disa ditë para protestës.
“Nuk e kisha ndërmend që të jepja dorëheqjen, pasi nuk mendoja se do shkonte në atë mënyrë. Te Blendi Fevziu them që s’kam ndërmend të jap dorëheqjen. Në mëngjes më bie zilja te shtëpia.Vjen një haber, nga ata miqtë e mi të vjetër dhe të rinj. Më thotë mua, shiko, vlerësoje pak më mirë këtë situatë, pasi planifikohen të bëhen vrasje në protestën. Ti s’duhet të jesh në zyrë. Ma sollën haberin miqtë e mi matanë oqeanit”, rrëfeu Meta.
Ilir Meta tha se përgjegjës për të ruajtur kryeministrinë nuk ishte kryeministri, në atë kohë Berisha, por Ministri i Brendshëm Basha.
“Nuk është kryeministri përgjegjës për të ruajtur Kryeministrinë, është Ministri i Brendshëm që merr masat dhe verifikon”, tha Meta.
Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.
“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.
Presidenti tha se i ka dërguar paraprakisht informacione me letër zyrtare si LSI Bashës, Policisë, Shërbimit Informativ dhe ata janë përgjigjur se i kanë marrë masat.
“Unë nuk them nëse përfitonte ose jo, unë them që atyre u interesonte që ndodhte ajo që ndodhi”, tha Meta.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta