Deri në 7 mln dollarë vlera e diamantit “Enigma”, dyshohet se vjen nga hapësira

27 Janar 2022 | 11:58

Një diamant i zi rreth 555 karatësh del në shitje nga Shtëpia e ankandit Sotheby, në New York.

Njohur ndryshe si Enigma, shumë ekspertë shprehen se diamanti i zi mund të ketë ardhur edhe nga hapësira.

Aaron Celestian, kurator i shkencave minerale në Muzeun e Historisë Natyrore në Los Angelos thekson se ky rast është i mbuluar  me mister, si origjina edhe formimi sepse nuk janë gjetur shumë gurë të tillë në Tokë.

Ka vetëm dy vende në botë ku janë gjetur elementë të diamantit Brazili dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Besohet se diamanti u gjet pikërisht në një minierë në një nga këto vendet. Pronari aktual, i cili e shet në ankand, e ka “Enigma” prej dy dekadash, por pak dihet për historinë e saj.

Diamanti i Zi pritet të shitet për vlerën nga 4 deri në 7 milionë dollarë.

Ka hipoteza që sugjerojnë se struktura të tilla u formuan në vendet e përplasjes, ku një asteroid i madh goditi Tokë. Të tjera hipoteza sugjerojnë se u krijuan në hapësirë dhe më pas ranë në sipërfaqen e Tokës.

Sipas ekspertëve  kërkimi mbi diamantin do të tregonte si është minerologjia e brendshme e Tokës, nga çfarë përbëhet planeti ynë. Tashmë është në shitje e çdokush mund ta ketë këtë gur të çmuar, ankandi mbyllet në 9 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026