Viktima nga gjakmarrja në Lezhë nuk u ngujua asnjë ditë

27 Janar 2022 | 18:16

Lekë Lekgjonaj nuk u ngujua asnjë ditë të vetme. Kështu rrëfeu Pjetër Gjoka, pajtuesi i gjaqeve në Lezhë.

Ai tha se kishte folur me viktimën menjëherë pasi vëllai i tij vrau babain e Florian Përvathit.

Lekgjonaj i kishte kërkuar të sheshonte situatën sepse ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa i kishte shprehur se nuk kishte frikë nga marrja e gjakut.

“I thash të ruhet. Nuk e lash të dilte nga shtëpia pa i ardhur shoqëruesi,” – tha Gjoka.

Pajtuesi i gjaqeve kishte shkuar në shtëpinë Përvathi për të folur me një burrë të familjes, i cili e kishte siguruar se nuk do të merrnin gjakun.

Sipas Gjokës, 17-vjeçari që vrau Lekgjonajn është rritur me frymën për të marrë gjakun e të atit.

Vëllai i Lekgjonajt vrau babin e Florian Përvathit, 17-vjeçarit që mesditën e të hënës mori hak.

Pjetër Gjoka tha se në Lezhë janë mbi 33 familje të ngujuara dhe mbi 100 familje në gjakmarrje.

Aktualisht asnjë fëmijë nuk është i ngujuar, thotë ai, por 38 fëmijë kanë po të njëjtat problematika si Floriani. Sipas Gjokës ata rriten me frymën për të marrë hak.

Ai pohoi se të paktën për Lezhën që nga viti 2018 ka një rritje të familjeve të ngujuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022