Shahini: Nuk ka mbrëmje mature këtë vit, kthimi i maturantëve në shkollë jo i detyrueshëm
Maturantët nuk e kanë të detyrueshëm rikthimin në shkollë, por ata duhet të njoftojnë brenda 11 majit se nuk do t’i kryejnë konsultimet para provimeve.
Kështu njoftoi Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një komunikim me video në të cilin i dha përgjigje disa prej pyetjeve që i ishin adresuar nga maturantët.
Ministrja sqaroi se rikthimi i maturantëve në shkollë, parashikuar për t’u bërë më 18 maj, nuk është i detyrueshëm.
“Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë,” – u shpreh Ministrja e Arsimit.
Shahini tregoi se duke filluar nga data 4 maj, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi, do të bëjë komunikime të vazhdueshme për të njoftuar rreth përmbajtjes së provimeve të maturës
Paralelisht, platforma akademi.al ka pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t’i transmetojnë në RTSH.
Ndërkohë, pyetjes së “nëse do të ketë mbrëmje të maturës sivjet”, Ministrja Shahini u përgjigj negativisht, pasi ato nuk mundësojnë dot distancimin fizik mes nxënësve.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)