Pse Serbia ka zgjedhur një tjetër rrugë për të luftuar COVID-19?
Serbia është vendi i rajonit më i goditur nga COVID-19, pasi deri tani numërohen mbi 9 mijë persona të infektuar, kurse nuk i vdekjeve ka arritur në 189. Por, vendi ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në rajon, po ndjek një tjetër strategji.
Vetëm gjatë 24 orët e fundit janë testuar 5 086 persona, ndërsa në total kanë kryer testin për coronavirus mbi 96 mijë persona.
Nga këta, 9 362 persona kanë rezultuar të infektuar, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 189 persona.
Sa i takon numrit të personave të shtruar në spital, deri tani numëron 2 286 persona, kurse 1 426 janë të shëruar.
Pavarësisht këtyre shifrave, zv. drejtorja e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Beograd, Ivana Milosevic thotë se nga 4 maji, Serbia do të nisë lehtësimin e masave.
Nga ana tjetër, kryeministrja Ana Brnabic ka bërë të ditur se mund të rivendosen masa kufizuese nëse rezultat nuk do të jenë të mira në ditët e ardhshme.
“Për momentin kemi të dhëna të mira, pasi kemi rënie të për qindjes së rasteve pozitive. Deri të hënën do të testojmë më shumë se 100 mijë persona, dhe kemi rezultatin më të mirë në Evropë”, është shprehur ajo.
Dhe presidenti, Aleksandër Vuçiç thotë se vendi i tij ka numrin më të ulët të infeksionit nisur nga rezultat e testimit, pasi është në nivelin rreth 3%.
Vuçiç ka theksuar se, Serbia do të vazhdojë të kryejë teste masive pasi nuk dëshiron që të mbajë të fshehtë numrin e personave të infektuar siç po bëjnë shumë vende.
Presidenti serbi gjithashtu foli për investimet që do të kryejë në shëndetësi, duke thënë se pretojnë të kthehen në vend lider në Evropë në fushën e kërkimeve laboratorike.
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë