Futbollit bëhet ‘çështje politike’ në Gjirokastër, u mbyllin stadiumin

29 Janar 2022 | 15:19

Mbledhja e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër nuk ka arritur që të zhvillojë punimet.

Ata akuzojnë se ka pasur  ndërhyrje politike, që arritën deri në mbylljen e stadiumit Luftëtari ku do të zhvilloheshin punimet.

Kryetari i SHRF Gjirokastër, Sadik Sadikaj tha se ka pasur presion ndaj anëtarëve të kësaj shoqate.

Nga 9 delegatë që ishin autorizuar sipas përcaktimeve ligjore nga anëtarët, 5 prej tyre munguan.

Zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj thotë se statuti i shoqatës e parashikon që Asambleja të shtyhet me 24 orë.

“Brenda 24 orëve, do të organizohet një Asamble tjetër”, – u shpreh anëtari i KE-së së FSHF-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026