Adoleshenti kërkon 50 mijë $ për të mos përgjuar Elon Musk

31 Janar 2022 | 17:44

Jack Sweeney, një 19-vjeçar nga Florida refuzoi ofertën e Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter përmes të cilës gjurmon avionin privat të miliarderit.

ElonJet ka më shumë se 200.000 ndjekës dhe përdor një aplikacion që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e Musk.

Adoleshenti ka shpikur dhjetëra aplikacione të ngjashme që gjurmojnë lëvizjet e personazheve të njohur në botën e teknologjisë, përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos.

Mesazhin e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në botë adoleshenti e kishte marrë në 30 nëntor.

“Mund ta fshish këtë, është rrezik për sigurinë”, i kishte kërkuar Musk adoleshentit.

Pronari i Tesla dhe SpaceX i kishte ofruar Jack Sweeney 5 mijë dollarë në mënyrë që “të shmangte gjurmimin e udhëtimeve të tij nga ndonjë i çmendur”.

Adoleshenti i kërkoi 50 mijë dollarë, të cilat ‘mund të përdorte për shkollën ose ndoshta për të blerë ndonjë Tesla Model 3’.

Por Sweeney i dha miliarderit disa këshilla teknike, duke i treguar një program bllokues që ai mund të përdorte për të kundërshtuar programet e gjurmimit të fluturimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026