Berisha e LSI bëhen bashkë në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

1 Shkurt 2022 | 11:55

11 parti politike do garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Nuk marrin pjesë në zgjedhje 6 parti që morën mandat parlamentar në 25 Prillin e kaluar.

Pesë aleatë të Lulzim Bashës: PR e Fatmir Mediut, PAA e Agron Dukës, LZHK e Dashamir Shehit, PDIU e Shpëtim Idrizit, PBDNJ e Vangjel Dules.

Gjithashtu në zgjedhje nuk merr pjesë as PSD e Tom Doshit.

Deri tani është njoftuar regjistrimi i 1 koalicioni.

I quajtur ‘Shtëpia e Lirisë’ koalicioni drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit dhe ka në përbërje Partinë Demokristiane të Nard Ndokës.

Kërkesa e LSI për regjistrimin e koalicionit përfshin si pjesë e tij edhe:

‘Partinë Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit’.

Edhe pse kjo e fundit nuk është regjistruar si parti politike, ndaj nuk mund të jetë zyrtarisht pjesë e koalicionit sipas ligjit.

‘Shtëpia e Lirisë’ do garojë në zgjedhje me kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës.

Ky formacion mund të ndryshojë ende. Partitë kanë kohë të regjistrojnë koalicione deri 24 orë nga shpallja e partive pjesëmarrëse në zgjedhje nga KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026