Lajçak dhe Escobar në Kosovë, ‘presion në rritje’ për dialogun
Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar kanë vazhduar vizitën e tyre në Kosovë, duke u takuar me liderët politikë opozitarë.
Burime nga opozita, kanë theksuar se në të tri tryezat e zhvilluara, vihet re një presion në rritje i Shteteve të Bashkuara për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Vizitën e parë, të dërguarit e BE dhe SHBA e kanë bërë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari Memli Krasniqi vlerësoi takimin, duke lëshuar në përfundim një deklaratë krejtësisht të ngjashme me qëndrimet e kryeministrit Kurti.

“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues”, tha Krasniqi.
Një tjetër deklaratë, e cila nuk ndryshonte aspak nga ajo PDK-së, ka ardhur nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ishte edhe stacioni i dytë i diplomatëve të lartë.
“LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës”, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I vetmi qëndrim ndryshe në deklaratat e pas takimeve, ka ardhur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar rëndësinë e rolit të SHBA-ve në çështjen e dialogut.
Një ditë më parë, ishte vetë i dërguari i SHBA-ve Escobar, që u shpreh se ky proces duhet të vazhdojë nën monitorimin e Bashkimit Evropian.
“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Haradinaj.
Rezultatet e kësaj vizite tre ditore pritet që të bëhen publike nesër nga dy emisarët, në një konferencë për media.
Today, DAS Gabriel Escobar and I met with opposition political parties in Kosovo. Pleased to hear their understanding of the importance of anda support for the Dialogue on normalisation of relations. pic.twitter.com/WGwKjUtMD2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut