Gjekmarkaj: Berisha gjeti strehë në LSI
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, gjatë emisionin NOW me Erla Mëhillin e cilësoi “komike” koalicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Grupin e Rithemelimit të Sali Berishës.
Ai tha se “ndjen keqardhje për Sali Berishën si lideri historik i PD-së që anëtarësohet te LSI-ja”. Ai tha se LSI është një parti e majtë dhe se edhe aleancat e mëparshme të demokratëve me ta nuk janë parë mirë nga mbështetësit e partisë.
“Zoti Berisha në lëvizjen e tij foli për vlera konservatore, për konsolidim të së djathtës, për rikthim të figurave kryesore që frymëzojnë ideologjikisht të djathtën – dhe çfarë bën, shkon e strehohet duke u anëtarësuar në LSI”, tha Gjekmarkaj.
Ai mes tjerash e quajti “të paimagjinueshme” shkuarjen e Berishës në LSI.
Anëtari i kryesisë së PD-së Gjekmarkaj tha se Lëvizja Socialiste për Integrim mori një rezultat zhgënjyes dhe befasues në zgjedhjet e 25 prillit dhe që nga ajo kohë kishte një ftohje me Partinë Demokratike.
“Nuk ka as tradhëti as diçka nën rrogoz nga Partia Demokratike; as pazare, as blerje, as shitje. E me gjasë, nga ky kthim, nga ky fluks qytetarësh që nga LSI-ja erdhën në PD, janë edhe bazat e zemëratës së LSI-së dhe përcaktuesit e qëndrimeve të tyre publike”, u shpreh Gjekmarkaj.
Ai tha se fakti është që “LSI-ja hap pas hapi e ka trashur gjuhën e Partisë Demokratike, dhe ti nuk mund ta duash tjetrin me zor”.
“Secili merr qëndrimet dhe pozicionet e veta si pasojë e sjelljes së tjetrit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta