9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të burgjeve mbahen në qeli
Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mbahen në burg 7 zyrtarë dhe 2 ish-zyrtarë të burgjeve, të cilët akuzohet për shpërdorim detyre.
Në total janë dhënë 28 masa sigurie për punonjësit, ish-punonjësit e burgjeve Elbasan-Peqin-Drenovë si dhe për disa të dënuar. Mes të arrestuarve është Shef Paraburgimi në Paraburgimin e Elbasanit, Hysni Ndreu.
Gjykata vendosi të njëjtën masë edhe për të dënuarin me burg përjetë Arben Grori si dhe për Gazmir Brakën, i njohur si ‘Gaxhai’ dhe Aleksander Llanajn. Arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve u kryen mbërmjen e djeshme.
Punonjësit dhe ish-punonjësit e arrestuar:
- Veli Bici, punonjës policie në burgun e Peqinit
- Robert Dedaj ish-punonjës policie
- Olgert Muçka punonjës policie në burgun e Drenovës
- Artan Dulillari, punonjës policie në burgun e Drenovës
- Metkë Nurçelli punonjës policie në burgun e Drenovës
- Hysni Ndreu, shef Paraburgimi në Paraburgimin e Elbasanit
- Elvi Gjoci, kontrollor në paraburgimin e Elbasanit
- Ilia Beshello, ish-punonjës në burgun e Drenovës
- Gazmir Meta, punonjës në paraburgimin e Elbasanit
- Gentian Gjata pronari i një biznesi brenda burgut Elbasan
Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije për Euronews Albania se të burgosurit e akuzuar vinin baste sportive nga qelia. Ata ja linin porosi bastet, punonjësve të burgjeve.
Hetimi 6 mujor ka zbuluar se në një rast është shkelur siguria edhe në regjimin e posaçëm 41 bis. Ndërkohë në burgun e Peqinit ka rezultuar se një punonjëse seksi është futur duke u shtirur si familjare e një të dënuari.

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur