194 lekë për litër, nafta në Shqipëri sa në Zvicër

2 Shkurt 2022 | 16:22

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, teksa drejtuesit e automjeteve e kanë paguar sot 194 lekë për litër.

Kaq e pagoi karburantin në fillim të shkurtit edhe një zviceran, i cili paguhet mesatarisht 16 herë më shumë se një shqiptar.

Për qytetarët ky çmim është i papërballueshëm.

“Shumë shtrenjtë nuk përballohet, s’kemi ku shkojmë pa mjet, edhe rroga s’del për karburant jo më për fëmijët që presin bukë. 200 lekë litri i naftës është shumë”, thotë një qytetar

Në Shqipëri qarkullojnë mbi 700.000 automjete, nga të cilat 74% punojnë me naftë.

Ibrahimaj: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimet e tregut

Rritjen e çmimit të naftës prej disa muajsh, ministrja e Financave Delina Ibrahimi e argumentoi me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimi theksoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime, por po monitoron situatën për të parashikuar ndërhyrje që mund të bëhen, pa specifikuar cilat mund të jenë ato.

Ministrja e Financave tha se çmimi i naftës pritet të ulet në gjysmën e dytë të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026