Fabian Topollaj: Askush s’ka interes për shkarkimin e Metës, përfshirë Ramën
Fabian Topollaj, pedagog i të Drejtës Kushtetuese thotë se kryeministri Rama i ka votat e nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri në raundin e katërt dhe të pestë pasi ka 74 vota në Parlament.
Sipas tij, në këtë situatë, kreu i qeverisë nuk ka ndonjë interes të veçantë për shkarkimin e Metës.
“Të gjithë palët nuk kanë ndonjë interes të veçantë që ta heqin që nesër Ilir Metën, duke filluar nga Edi Rama”, tha Topollaj.
“Procesi për zgjedhjen e Presidentit do të jetë i njëjtë edhe po u shkarkua Meta”, shtoi ai.
Gjykata Kushtetuese do të mbajë të enjten seancë për shkarkimin e Metës, ku pritet të dëgjohen pretendimet e Presidentit.
Ende nuk dihet nëse do të ketë vendim, ndërsa ligji për funksionin e Gjykatës Kushtetuese njeh një afat prej 30 ditë për vendimmarrje.
Mandati i Metës si President përfundon në fund të muajit prill dhe Kushtetuta parashikon nisjen e procedurave për zëvendësimin e tij 60 ditë përpara.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta