100 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA
Shqipëria dhe SHBA do të festojnë gjatë 2022, 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Ambasada amerikane në Tiranë ka dizajnuar një logo që do të përdoret gjatë aktiviteteve me këtë rast.
Ambasadorja, Yuri Kim në një video mesazh vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se priten arritje të tjera.
“Uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah”, shprehet ambasadorja.
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të vendit tonë.
Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.
Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Marrëdhëniet diplomatike vijuan normalisht deri në 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia.
Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll më 16 shtator 1939.
Ngrirja e marrëdhënieve zgjati edhe gjatë kohës kur në pushtet erdhi Enver Hoxha.
Marrëdhëniet u rilidhën më 15 mars 1991 pas rrëzimit të sistemit totalitar.
William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
3 muaj më pas, më 21 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit
Më 10 qershor 2007, Presidenti George W. Bush vizitoi vendin tonë si i pari president që vjen në Shqipëri.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal