Filmi i vlerësuar shqiptar ‘Bolero në vilën e pleqve’ në kinema nga 3 shkurti

Bolero në vilën e pleqve
3 Shkurt 2022 | 20:49

Filmi shqiptar fitues i 4 çmimeve prestigjiozë ndërkombëtare, “Bolero në vilën e pleqve”, do të shfaqet në kinematë e vendit nga 3 shkurti.

Bëhet fjalë për një dramë psikologjike që reflekton përplasjen midis dy botëve, botën e brezit të vjetër që e duan njëri-tjetrin deri në frymën e fundit dhe atë të fëmijë të tyre që sfidojnë moralet dhe rregullat shoqërore.

E gjitha kjo, e përcjellë nën tingujt Bolero të Maurice Ravelit.

Filmi flet për dy të moshuar, – të luajtur nga Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa- , që i kalojnë vitet e pleqërisë në vetminë e një vile. Ata shkëmbejnë letra dashurie me njëri-tjetrin, nga kati i dytë në kat të parë, në pamundësinë fizike për t’u takuar. Kanë 3 fëmijë, të cilët nuk jetojnë në vilë. I biri u dërgon një vajzë për t’u kujdesur për ta. Vajza shërbëtore është lezbike, dhe ky fakt lind ngjarje që kanë në qendër atë dhe fëmijët e të moshuarve.

Bolero ne vilën e pleqve
Bolero ne vilën e pleqve

Regjisor i filmit është Spartak Pecani, ndërsa skenarin e ka shkruar Linda Fejzaj.

Filmi bazohet në romanin me të njëjtin titull të Fatos Kongolit. Vetë regjisori thotë se ka punuar me shumë dashuri dhe përgjegjësi për këtë film, “pasi romani është një kryevepër”.

“Bolero në vilën e pleqve” ka marrë pjesë në 9 festivale është fitues i 4 çmimeve ndërkombëtare:

  • “Skenari më i mirë” në Toronto International Women Film Festival, në Kanada.
  • “Filmi më i mirë” në Paris Play International Film Festival në Francë.
  • “Skenari më i mirë” në Fusion Film Festival, në Poloni.
  • “Regjisori më i mirë” në International Filmmaker Festival of New York, në Nju Jork.

Protagonistë në film janë aktorët e mirënjohur Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Ornela Kapetani, Olta Daku, Olta Gixhari, Gentiana Ramadani, Merita Dabulla, Afrim Mucaj dhe Ledion Zoi.

Filmi do të shfaqet nga 3 shkurti në të gjitha kinematë e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026