Rama: Shqipëria, rol kyç në tensionet Ukrainë-Rusi
Kryeministri, Edi Rama thotë se Shqipëria do të ketë një rol krah SHBA në diskutimet për çështjen e Ukrainës në OKB.
Shqipëria do të jetë bashkë shkruese (co-penholders) me SHBA të draftit për zgjidhjen e tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kryeministri tha se duke treguar gatishmërinë për këtë çështje bëhet edhe më e qartë se Shqipëria është pro ruajtjes së paqes dhe promovimit të sigurisë.
“Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe por edhe një konfirmim i padiskutueshëm i një Shqipërie tjetër në arenën ndërkombëtare i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen sigurinë, si një vend që nga njëra anë është anëtar i NATO-s, nga ana tjetër është një vend me pozicion të spikatur dhe vlerësuar në rajonin tone,” – tha Rama.
Sipas kryeministrit ky zhvillim është kurorëzim i përpjekjeve që Shqipëria të ketë nivel tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Roli i vendit në konfliktin Rusi-Ukrainë është provë se Shqipëria ka forcë fjale dhe nuk qëndron “si një vrimë e fundit të kavallit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh