PD ankimon vendimin e Komisionerit për koalicion Shtëpia e Lirisë
PD ankimon vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.
Ankimimi është dorëzuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.
PD nënvizon se ka qenë jo e ligjshme kërkesa e depozituar në KQZ, nga LSI për regjistrimin e koalicionit, pasi Komisioni i Rithemelimit dhe PDK nuk janë regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme vendore. Sipas PD Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston e regjistruar as si parti politike.
Të premten, KQZ vendosi që Komisioni i Rithemelimit të mbetet jashtë koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Sipas KQZ, emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument.
Më 1 shkurt Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Komisionin e Rithemelimit dhe PDK-në për zgjedhjet e 6 marsit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta