Noterja lihet në burg për përvetësimin e mbi 7 milionë lekëve
Noterja Rezarta Koçi, e akuzuar për përvetësimin e 7,2 milionë lekëve, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Ajo dyshohet se ka marrë shumën e parave gjatë kryerjes së procedurave noteriale për shit-blerjen e një apartamenti.
Rezarta Koçi tha para gjykatës se do të flasë në një moment të dytë pasi aktualisht ndihet e kërcënuar pa dhënë më shumë shpjegime.
Nga hetimet, rezulton se përvetësimi i shumës së konsiderueshme ka ndodhur në vitin 2021.
Në maj 2021, me vendim të Ministrisë së Drejtësisë, Rezarta Koçit iu hoq licenca e noteres.
Prokuroria po verifikon 3 kallëzime të tjera për noteren që kanë të bëjnë me mashtrim.
Pak muaj më parë, makinës së saj iu vendos tritol. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Përveç akuzave për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ajo akuzohet dhe për mospagim të taksave si dhe fshehje të të ardhurave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West