Çfarë do të thotë roli i ri i Shqipërisë në OKB?

5 Shkurt 2022 | 18:14

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëhartuese (co-penholders) në Këshillin e Sigurimit të OKB për çështjen e Ukrainës tha Kryeministri, Rama gjatë një konference për mediat.

Penholders është një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit që diskuton dhe shkruan draftin e parë e parë të materialit që diskutohet dhe votohet në Këshill. Në këtë rast, Shqipëria është bashkë shkruese e draftit që do të diskutohet për Ukrainën.

Rama e cilësoi këtë si “një përgjegjësi të madhe” të Shqipërisë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e afron më shumë me SHBA.

Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për periudhën Janar 2022 – Janar 2023.

Për pozicionin e Shqipërisë në tensionin Ukrainë-Rusi, Rama tha se duhet të zgjidhet përmes bisedimeve.

Për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në OKB, ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim, e cila thotë se “agresioni rus po kërcënon rendin ndërkombëtar”.

Çfarë është co-penholders në Këshillin e Sigurimit?

Bashkëpenëmbajtës quhet bashkëpunimi mes një vendi anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe një vendi jo të përhershëm.

Për herë të parë në realitet një bashkëpunim i tillë u arrit nga bashkëpunimi i Mbretërisë së Bashkuar që është anëtare e përhershme me Gjermaninë, anëtare jo e përhershme, për çështjen e Libisë dhe Sudan në 2019.

Gjatë 2020 asnjë nga anëtarët e përkohshëm nuk kërkoi një bashkëpunim të tillë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Thënë ndryshe, roli i ri i Shqipërisë ka të bëjë me organizimin e brendshëm të Këshillit të Sigurimit në funksionimin e grupeve dhe nëngrupeve.

Aktualisht, Shqipëria përmes ambasadorit të saj Ferit Hoxha është e angazhuar në çështje që kanë të bëjnë me Irakun, Libanin dhe Jemenin.

Këshilli i Sigurimit

Shqipëria është për herë të parë në historinë e saj pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, 66 vjet pas anëtarësimit.

Në qershor 2021, Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi me 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme që Shqipëria të bëhej anëtare.

Përveç Shqipërisë, u zgjodhën Gana me 185 vota, Gaboni 183, Brazili 181 dhe Emiratet e Bashkuara 179 vota.

Të 5 vendet garuan pa kundërshtarë për të qenë pjesë e trupës prej 15 anëtarësh, që ka si detyrë kryesore forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shqipëria u pranua si vend anëtar i OKB-së në 14 dhjetor 1955.

Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB që mund të vendosë ligjërisht sanksione dhe autorizojë përdorimin e forcës.

Pesë vendet e përhershme anëtare janë SHBA, Britania e Madhe, Francë, Kinë dhe Rusi kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat 2-vjeçar.

LEXONI GJITHASHTU

Rama: Shqipëria, rol kyç në tensionet Ukrainë-Rusi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026