OBSH i bën thirrje shteteve të hetojnë rastet e para me COVID-19

5 Maj 2020 | 16:41

Pas një raporti të publikuar në Francë ku thuhej se virusi mund të ketë qenë prezent që në muajin dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje të gjithë shteteve që të rishikojnë rastet e mëparshme që ngjajnë të dyshimta.

Sëmundja e cila u identifikua më pas si COVID-19, u raportua për herë të parë tek OBSH nga autoritetet kineze në dhjetor, ndërsa asokohe mendohej se nuk kishte mbërritur ende në Europë.

“Kjo sjell një pikëpamje të re ndaj gjithë situatë”, tha zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier.

Një spital në Francë, i cili ka testuar për COVID-19 disa raste të cilat më parë dyshoheshin si pneumoni, zbuluan infektimin me coronavirusin e ri tek një pacient që në datë 27 dhjetor, shumë më herët që nga koha kur autoritetet franceze konfirmuar rastin e parë në vend.

Lindmeier i ka bërë thirrje shteteve që të hetojnë pacientët që janë trajtuar për pneumoni duke nisur nga fundi i 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026