Pse nuk përfitoi liri me kusht Saimir Tahiri
Janë disa kritere të përcaktuara nga ligjvënësit që Tahiri nuk i përmbushte për të përfituar liri me kusht siç kishte vendosur në 2019 Gjykata e Shkallës së Parë.
Këtë të tha ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci në emisioni Now në Euronews Albania, teksa argumentoi vendimin e datës 4 shkurt të Apelit që hoqi lirinë me kusht për ish-ministrin duke e dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
“Dënimi me kusht nuk përfitohet nga çdokush. Duhet të jesh shumë i varfër i varfër, i mitur, i moshuar, me probleme familjare, të kesh rrezikshmëri të pakët dhe mbi të gjitha sjellje normale pas veprës penale në raport me veprën penale. Qëndrimi i Tahirit ka qenë gjithë kohës mohues ndaj veprës penale për të cilën është akuzuar. Nëse rehabilitohesh jashtë burgut dhe shfaq shenja pendese je i rehabilitueshëm, nëse thua gjithë kohës s’e kam bërë këtë vepër penale, shko në burg të rehabilitohesh”, argumentoi ish-prokurori.
Ai e cilësoi të dyshimtë vendimin e Shkallës së Parë që rrëzoi akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal ndaj ish-ministrit.
“Nuk mund të thuhet që dështoi prokuroria. Prokuroria mbase nuk paraqiti në mënyrë të qartë dhe bindëse akuzat ndaj ish-ministrit për organizatë të strukturuar kriminale dhe trafik droge. Pse mos të themi që gjykata vlerësoi gabim”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta