$9 milionë nga Zoto i inceneratorëve për një çift në Rubik, denoncon Kryemadhi

8 Shkurt 2022 | 20:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se në tenderët e inceneratorëve ka abuzime të mëdha, duke denoncuar rastin e një çifti nga Rubiku.

Kompania e quajtur AM Co&Co është krijuar nga Monika dhe Arben Përlala që sipas znj. Kryemadhi janë paguar nga Klodian Zoto me 9 milionë dollarë, pa specifikuar për punimet e cilit incenerator bëhet fjalë.

Pagesa është bërë për të kryer punime për inceneratorët dhe sipas kryetares së LSI, kompania nuk ekziston e regjistruar si biznes.

“Një çifti që jetojnë në Rubik, me shtëpi me qira në Lezhë, Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë punë. Këta nuk bëjnë asgjë, a janë lavazhierë, a janë fermerë, nuk ekzistojnë asgjëkund”, thotë ajo.

Denoncimi i kryetares se LSI, Monika Kryemadhi

Kryemadhi shprehet se e njëjta skemë është përdorur për të tre inceneratorët, ku janë paguar kompani fantazmë, të cilët nuk i kanë paguar shtetit as TVSH.

Akuza për abuzim me paratë publike, Kryemadhi bëri për të tre inceneratorët, duke thënë se është kapur në flagrancë kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetarja e LSI tha se drejtësia nuk vepron pasi “SPAK mbahet peng për të mos vepruar”.

Sipas saj skema e vjedhjes dhe pastrimit të parave është ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Kryetarja e LSI tha se për inceneratorët janë paguar 130 milionë euro ndërsa tatim mbi vlerën e shtuar nuk është paguar asnjë qindarkë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026