COVID-19, Britania kalon Italinë, me mbi 30 mijë të vdekur

6 Maj 2020 | 07:07

Britania u bë vendi i parë në Europë me më shumë se 30 mijë të vdekur nga COVID-19, duke kaluar Italinë dhe duke u renditur e dyta në botë, pas SHBA-ve.

Profesori Neil Ferguson, i cili është angazhuar shumë me strategjinë e vendit për të luftuar virusin, dha dorëheqjen pasi i kishte shkelur vetë rregullat e distancimin social.

Si këshilltar i kryeministrit, ai tha se vdekjet mund të shkonin deri në 250 mijë, po të mos merreshin masa kufizuese ekstreme.

Por një lajm nga “Daily Telegraph” tregoi se si ai u vizitua nga një grua në shtëpi, një grua e martuar me të cilën kishte lidhje dashurie, gjatë kohës që duhej të ishte i izoluar, duke shkelur kështu rregullat.

Në SHBA, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 71 mijë, presidenti Trump tha se vendi është gati që të rihapë bizneset.

Veç kësaj, Trump u pa duke vizituar një fabrikë maskash në Arizona, por vetë nuk kishte vënë maskë në fytyrë, duke shpërfillur rregullat, bashkë me anëtarët e tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026