Miliona euro për inceneratorin e Fierit që ende nuk punon, denoncon PD

8 Shkurt 2022 | 18:53

Dy deputetë të Partisë Demokratike, pjesë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kanë vizituar inceneratorin e Fierit ku denoncuan faktin se është ende jashtë funksioni pavarësisht se janë paguar miliona euro.

Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja ishin në impiantin e përpunimit të mbetjeve si pjesë e komisionit hetimor, ku priten të thirren për t’u marrë në pyetje zyrtarë të lartë, mes të cilëve kryeministri Rama.

“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Nuk ka mbetje që përpunohen. Depozita është bosh”, tha  Çupi.

Për inceneratorin e Fierit, koncesioni u dha në vitin 2016. Integrated Technology bëri ofertë të pa kërkuar.

Qeveria shpalli garën ku mori pjesë vetëm kjo kompani, e cila fitoi kontratën me vlerë 25 milionë euro.

Kontrata fillestare parashikonte përfundimin e punimeve për 2 vjet ndërsa kontrata përfundimtare i zgjati punimet në 6 vjet.

Pagesat për kompaninë e inceneratorit të Fierit kanë filluar në nëntor 2016 dhe deri më tani janë paguar mbi 30 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, viti i fundit i punimeve sipas kontratës, parashikohet të paguhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026