Kamioniste që 19-vjeç, rrëfimi i vajzës shqiptare në Itali
Bianka Dervishi shqiptarja që guxoi në shtetin fqinj, Itali dhe po ja del shumë mirë. Kamionistja që habiti të gjithë dhe pse e re në moshë na njeh sot me tepër me profesionin e saj.
Gjithmonë e lidhur ngushtë me automjetet, ajo tregon se ishte 19 vjeç kur hypi për herë të parë në kamion.
“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tregon ajo. Fillimet për të nuk kanë qenë të lehta, por mbështetja më e madhe ka qenë familja e saj.
“E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”, tha ajo. Sot Biankën e shoqërojmë në kamion, ku na tregon më gjatë për punën e saj si shofere kamioni. Një ditë pune për të fillon herët në mëngjes.
“Zakonisht bëjmë nga 400 kilometra. Pushojmë çdo 4 orë e gjysmë.”, tha ajo. Po si reagojnë njerëzit kur Bianka drejton kamionin?
“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon vajza. Bianka jeton prej 16 vitesh ne Itali, po a do kthehej ajo në Shqipëri për të vazhduar profesionin e saj si kamioniste.
“Mua Shqipëria më pëlqen shumë, por nuk mendoj se do të rikthehm në Shqipëri”, thotë ajo. Si kamioniste e zonja, Bianka ndan me ne një rregull që çdo shofer nuk duhet ta harrojë.
“Telefonin nuk duhet ta prekim, të mos tejkalojmë oraret e punës”, shprehet ajo. Pasi ndau me ne pak nga eksperienca e saj, e shoqërojmë Biankën për në destinacionin e saj të radhës.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet