2 adoleshentë humbin jetën në një aksident në Durrës

Foto ilustruese
9 Shkurt 2022 | 10:52

Dy vëllezër adoleshentë humbën jetën për shkak të një aksidenti në Durrës mbrëmjen e djeshme.

Njëri nga viktimat, 15 vjeç, humbi jetën mbrëmë në vendngjarje, ndërsa 13-vjeçari që fillimisht mbeti i plagosur vdiq sot në spital.

Aksidenti ndodhi pasi makina me shofer XH.M. u përplas me ciklomotorin që kishte një kosh metalik me dy pasagjerë brenda.

Ciklomorin e drejtonte S.K, i ati i viktimave.

Dy vëllezërit që ndodheshin në koshin metalik si pasagjerë, F. K. dhe D. K., humbën jetën për shkak të përplasjes.

Drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.

Aksidenti ndodhi të martën rreth orës 23:00 në lagjen nr. 14 në Durrës.

Pavarësisht se kanë kaluar disa orë, Policia Durrësit ende nuk ka asnjë njoftim për humbjen e jetës së 13-vjeçarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026