Kuvendi hedh poshtë pretendimet e Metës për falsifikim
Kuvendi i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Ilir Meta për manipulim apo falsifikim dokumentesh në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit.
Përmes një reagimi për mediat thuhet se Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim.
“Për sa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë”, thuhet në reagimin e Kuvendit.
Presidenca do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme, Prokurorinë e Tiranës dhe në atë të Përgjithshme kallëzim ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve gjatë procedurave për shkarkimin e tij.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e ka firmosur kallëzimin kundër funksionarëve përgjegjës në Kuvend për falsifikim të dokumenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta