Berisha kundër zgjatjes së afatit të organeve të Vetingut

10 Shkurt 2022 | 12:15

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti procesin për zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut, një projekt gjigant korruptiv. Para Kuvendit, ai deklaroi se është kundër këtij amendamenti.

Ish-kryeministri ngriti akuza të rënda duke thënë se Vetingu është përdorur për spastrime krahinore, klasore dhe fetare.

Ai deklaroi më tej se do të merret një nismë ligjore në parlament për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë. Berisha nënvizoi se janë mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri.

“Banorët në përputhje me ligjin po mbrojnë shtëpitë e tyre që barbarisht po shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet. Ato po shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ai teksa iu referua shembjeve të banesave në zonën e 5 Majit.

Ai sqaroi se nuk është kundër urbanizimit, por kundër marrjes së pronave të qytetarëve pa dëmshpërblimin sipas rregullave të tregut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026