Kryemadhi: PD e shitur, e ndryshoi votën pro vetingut brenda 1 ore

10 Shkurt 2022 | 16:38

Monika Kryemadhi deklaroi votën e saj abstenuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, ndërsa e cilësoi shqetësuese ndryshimin brenda orës të votës së deputetëve të PD.

Kryetarja e LSI, në një deklaratë për mediat tha se partia që ajo drejton ka marrë pjesë në komisionin e ligjeve dhe i ka bërë oponencë sa analizës së shtyrjes së organeve të vetingut.

PD, tha Kryemadhi, nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, por e bojkotoi dhe ndryshimi i papritur i qëndrimit të kësaj partie nga kundra në pro është dyshues.

“Bëj thirrje të shkëputemi nga shitja e votës së qytetarëve për interesa personale. Nëse ka probleme me drejtësinë amerikanë, belge apo antimafien nuk mendoj se vota e deputetëve duhet të ndryshojë brenda 1 ore”, tha Kryemadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026