Shitet diamanti i zi 555 karat
Diamanti i zi Enigma, 555 karat është shitur për 4.3 milionë dollarë.
Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedha për blerjen”. Ai konsiderohet si diamanti më i madh në botë dhe peshon sa një banane.
Guri i çmuar i cili e ka origjinën nga një asteroid u ble nga një person i paidentifikuar, por sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, shkruajti ne Tëitter se e kishte blerë ai diamantin.
Sipas tij sapo të kryhej pagesa Enigma do të merrte emrin HEX.com, njësoj si platforma që Heart ka themeluar.
Ky lloj diamanti është shumë i veçantë. Ai është gjetur vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.
Sotheby’s e përshkroi Enigmën si “një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliarda-vjeçare të njohura për njerëzimin”.
Diamantet e zinj janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta