Si zgjidhet kriza e energjisë?
Vendet që ngrohen me burime natyrore janë ato që duhet të shqetësohen më pak për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Serbia është shembulli konkret. Komuna Bogatic përdor ujin termal me temperaturën 75 gradë Celsius për të ngrohur 8 institucione publike. Energjia gjeotermale rrjedh nëpër tuba dhe përfundon nëpër kaloriferë që prej tre vitesh ngrohin 15 mijë metra katrorë.
“Komuna jonë është lidere në Serbi dhe është mes 250 qyteteve të Evropës që përdorin këtë mënyrë ngrohjeje,” – tha Matija Milovanovic, nënkryetari i komunës.
Sapo të kenë më shumë të ardhura, uji do të përdoret për të ngrohur rreth 1 mijë shtëpi. Kjo do ta bënte Bogatic të vetmin vend që ngrohet me energji gjeotermale në Serbi.
Për momentin, energjia gjeotermale përdoret nga mbi 5 mijë objekte në Serbi. Duke pasur parasysh se është vendi me burimet gjeotermale më të mëdha për kokë në Evropë, ky potencial mund të shfrytëzohet më mirë.
Ngrohja gjeotermale është synim i shumë vendeve evropiane si Mynihu, Vjena, apo Budapesti.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq