Reforma në drejtësi, Spartak Ngjela: Në korrik do të dalin emra që do të habiteni
Avokati, Spartak Ngjela thotë se në korrik priten rezultate konkrete nga reforma në drejtësi. Duke folur për Euronews Albania, avokati i njohur tha se do të ketë emra të njohur që do të detyrojë që shumë kandidat për deputetë të mos pranojnë të hyjnë në garë.
“Prisni korrikun dhe do shikoni emra që do të habiteni. Në shtator asnjë nga listat që do ta paraqesin kryetarët e partive për zgjedhjet e reja nuk do të pranojnë të shkojnë në zgjedhjet e reja. Në korrik do të kemi shenjat e para të drejtësisë së re për t’u bindur të gjithë”, tha z. Ngjela.
Ish-ministri i Drejtësisë e cilësoi si ulëritëse faktin se 55% e gjyqtarëve që kanë kaluar në filtrat e vetingut janë shkarkuar nga detyra. Akoma edhe më e rëndë bëhet situata tha z. Ngjela se këtu përfshihen një pjesë e mirë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë që nuk e kanë kaluar vetingun për korrupsion.
“Janë asgjësuar 60% e gjyqtarëve dhe do të vijojë akoma. Ka ikur për korrupsion Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Kanë ikur rreth 55% e gjyqtarëve të vetuar, e kuptoni se në çfarë gjendjeje të rëndë kemi qenë”, tha avokati.
Duke e konsideruar reformën në drejtësi një revolucion pa armë por që do të sjellë përmbysjen e një padrejtësie të madhe, z. Ngjela nënvizoi se, shumë shpejt do të dalin provat për korrupsionin në Shqipëri.
“E pranoni ju që ka korrupsion në Shqipëri? Po! E dini ju që po të ketë pushtet gjyqësor nuk mund të ketë korrupsion. Nuk ka pushtet gjyqësor ndaj ka korrupsion, Vidhni popullin se ne u lëmë, kjo është marrëveshja e tyre. Por këtë reformë po e bëjnë të huajt, nuk po e bëjnë vetë”, tha ai më tej.
Për çështjen “Dvorani” dhe vendimin e KLGJ-së për të kërkuar mendim nga EURALIUS dhe OPDAT, z. Ngjela tha se është vepruar në këtë mënyrë që vendimi të mos cilësohej si goditje ndaj Presidentit.
“KLGJ e ka detyrën e vet për zgjidhjen e një çështje që të pyesin dy institucione të huaja. Mirë ka bërë dhe cila është arsyeja? Që të mos bien ndesh se po godasin Presidentin shqiptar, që fluturon si sorrat e mesjetës. Ata do thonë që nuk ka shkelje, ja mbaje mend nga unë”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.
“Për mua është ligjore brenda nocionit të strukturës së re të drejtësisë. Ato dy institucione kanë bërë të gjitha ligjet në Shqipëri. Presidenti ka dalë me shpatën e Gjergj Elez Alisë. Pse Gjergj Elez Alia është ky? Mirë që Presidenti ka halle, se është nën akuzë. Po ju çfarë keni? Ai është nën akuzë, ka një hetim parlamentar që do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe për këtë arsye kërkon që të çojë njerëz të tij në këtë gjykatë. E kuptoni në çfarë niveli mediokër është niveli shtetëror sot”, shtoi z. Ngjela.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat