Spartak Ngjela parashikon çfarë ndodh pas vetingut: Enveri i vrau kundërshtarët me gjyqtarët e Zogut
Avokati i njohur Spartak Ngjela, për të ilustruar efektet që do të sjellë në vendin tonë përfundimi i reformës në drejtësi bëri një paralelizëm me atë që ndodhi gjatë regjimit komunist dhe theksoi se, pas reformës askush nga gjyqtarët nuk do të guxojë të shkelë ligjin.
“Enver Hoxha i vrau kundërshtarët me gjyqtarët e Zogut. Pse nuk u dhanë pafajësi ata? Po, ata nuk kishin faj sepse i kam takuar disa kur dola nga shkolla. Spartak, nuk di gjënë kryesore më thanë, unë jam subjekt i ligjit, nuk e kam bërë unë ligjin. Ligjin e kishte bërë sistemi, ai respektonte ligjin. Tani vijmë këtu. Këta do të shkelin ligjin? Nuk ka mundësi të shkelet ligji pasi mbaron reforma në drejtësi. Do të më kujtoni”, deklaroi avokati gjatë një interviste në ‘Ilva Now’.
E gjithë gjendja e rëndë e drejtësisë në vend, nënvizoi z. Ngjela ka ardhur për shkak të një marrëveshjeje të fshehtë mes njerëzve të korruptuar në drejtësi dhe njerëzve të korruptuar në pushtet.
“E dini ju se po të ketë pushtet gjyqësor nuk mund të ketë korrupsion? Nuk ka pushtet gjyqësor dhe ndaj ka korrupsion. Pikë! S’ka kushtet gjyqësor dhe ndaj ka krim të organizuar. Janë të lidhur. Njëri i ka thënë vidh shtetin se ne të lëmë, tjetri i ka thënë vidhni popullin se ne u lëmë. Kjo është marrëveshja e tyre. Mos kujtoni se këtë reformë po e bëjnë vetë. Po e bëjnë të huajt dhe po na ndihmojnë”, tha z. Ngjela.
Largimi nga vetingu për korrupsion i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që janë në krye të piramidës së sistemit gjyqësor në Shqipëri, shtoi avokati i njohur tregon gjendjen e rëndë ku kemi qenë.
Lexoni gjithashtu:
Reforma në drejtësi, Spartak Ngjela: Në korrik do të dalin emra që do të habiteni
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)